Thaçi: VLEN ka fituar me votat shqiptare, kërcënimi i VMRO-së është i kotë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka deklaruar se koalicioni VLEN ka fituar me votat e shqiptarëve dhe jo me ndihmën e partisë maqedonase VMRO-DPMNE, siç pretendohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Në një intervistë për Alsat, Thaçi tha se “kërcënimi i VMRO-së është i kotë”, pasi, sipas tij, “gjërat janë të zbuluara” dhe ndikimi i kësaj partie tek votuesit maqedonas nuk ka qenë i rëndësishëm.

“Sot VMRO kërcënimin e ka të kotë sepse gjërat janë të zbuluara. Leje që s’e dëgjuan maqedonasit që të votojnë për shqiptarët, por edhe ndikimi i tyre nuk ekziston. BDI ka ndërtuar një propagandë se VLEN-i ka fituar me votat e VMRO-së, jo, nuk është e vërtetë. VMRO shumë, shumë pak ka ndikuar te maqedonasit,” – tha Thaçi.

Sipas tij, narrativa e BDI-së për lidhje mes VLEN-it dhe VMRO-së është një përpjekje për të delegjitimuar fitoren e opozitës shqiptare në zgjedhjet e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu