Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nga mesnata do të rritet për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i derivateve të tjera do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale (KRRE).
Me vendim kryhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare për 0,59 për qind krahasuar me vendimin e djeshëm.
Çmimi i ri me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) është 69,5 denarë për litër, EUROSUPER BS – 95 do të vazhdojë të shitet për 73,5, EUROSUPER BS – 98 për 75,5, ndërsa EURODIZELI BS (D-E V) për 70 denarë për litër.
 
				 
                    









