Fisnik Mela reagon ndaj kundërkandidatit të pavarur: “Guximi matet me vepra, jo me fjalë”

Fisnik Mela ka shkruar rreth deklaratës së kundërkandidatit në një emision televiziv, “në lidhje me mos prezencën time në debat, dëshiroj të sqaroj opinionin publik se:

Unë, Fisnik Mela, kam guxuar të marr përsipër përgjegjësinë për të garuar për udhëheqjen e Komunës së Dibrës, duke qenë i gatshëm të përballem me çdo sfidë dhe jo më debatet.

Më datë 8 tetor 2025, në emisionin “Debat Përnime” me gazetaren Jeta Xharra, ishim të ftuar të tre kandidatët që garonim për Komunën e Dibrës.

I vetmi që nuk pati guxim të merrte pjesë në atë debat ishit pikërisht ju, kundërkandidati i pavarur që sot përpiqeni të krijoni perceptime të rreme.

Koha për debate ka përfunduar!

Tani fjalën e kanë qytetarët e Dibrës, të cilët dinë të vlerësojnë guximin, përgjegjësinë dhe sinqeritetin.”, ka shkruar Mela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu