Deputeti nga radhët e VV-së, Armend Muja, ka njoftuar se është ndarë nga jeta babai i tij, Azemi.
Muja, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ai u nda nga jeta pas një sëmundje të shkurtër.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Azem Muja. Ai u nda prej nesh pas një sëmundje të shkurtër duke lënë pas kujtime të paharruara dhe një boshllëk të madh në zemrat tona.
Detajet e varrimit do t’i bëjmë të ditura së shpejti.Ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe lutjet në këto momente të vështira”, ka shkruar Muja./IndeksOnline/










