Shtabi zgjedhor i VLEN-it në Dibër ka reaguar lidhur me premtimin e kundërkandidatit për ndërtimin e një “bazeni” si zgjidhje të problemit të ujit në qytet, duke theksuar se bëhet fjalë për një ide të gabuar dhe jorealiste, transmeton InfoShqip.
“Sa i përket ‘bazenit’ të shumëpremtuar nga kundërkandidati në programin e tij dhe në disa intervista televizive, dua të qartësoj qytetarët e Dibrës se ky premtim nuk e zgjidh problemin, gjë të cilën e dëshmojnë edhe ekspertët e fushës me të cilët jemi në konsultim të vazhdueshëm,” thuhet në reagim.
Sipas përfaqësuesve të VLEN-it, zgjidhja afatgjatë e problemit qëndron në mapimin e rrjetit të shpërndarjes së ujit, për të identifikuar defektet reale dhe për të nisur më pas investime konkrete dhe të qëndrueshme që do ta zgjidhin çështjen njëherë e mirë.
“Kryetari ynë i ardhshëm do të jetë i hapur ndaj investitorëve dhe donatorëve vendas e të huaj për realizimin e këtij projekti jetik për banorët e Dibrës,” theksohet në fund të reagimit, me mesazhin përmbyllës:
“Uji nuk është lojë politike për fushatë!” /InfoShqip.com/










