Zëdhënësi i VLEN, Driton Sulejmani tha se sipas vlerësimeve të tyre, kandidatët e koalicionit VLEN që ishin në raundin e dytë të zgjedhjeve kanë marrë mbështetje të gjerë në të gjitha komunat, shkruan TV21. Sulejmani tha se do të vazhdojnë ta ndjekin procesin e numërimit të votave deri në shpalljen e rezultateve, që siç tha, më së largu për dy orë do të marrin edhe informacione nga komisionerët dhe vëzhguesit.
“Sipas vlerësimeve tona, kandiatët e koalicionit VLEN kanë marrë mbështetje të gjerë në të gjitha komunat ku garojnë dhe presim rezultate që do ta konfirmojnë këtë besim. VLEN do të vazhdojë të ndjekë procesin deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe mbetet e përkushtuar drejt zgjedhjeve të ndershme, respektimit të çdo vote dhe forcimin e besimit në proceset demokratike”, tha Sulejmani.










