Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi tha se pensionistët do të kenë vëmendjen më të madhe në buxhetin e vitit të ardhshëm me 100 milionë euro më shumë.
Rama në videon e publikuar në Facebook theksoi se nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të shkojë në 500 euro, ndërsa deri në fund të mandatit do rritet në 700 euro.
“Nga 1 janari do rritet edhe paga minimale në 500 euro, brenda mandatit paga minimale do arrijë 700 euro”, tha Rama, transmetojnë mediat në Shqipëri.










