Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi në favor të presidentit Donald Trump për të zbatuar politikën që ndalon ndërrimin e gjinisë në pasaportë, duke vendosur që në dokumentet zyrtare të figurojë vetëm gjinia e lindjes, mashkull ose femër.
“Shfaqja e seksit të mbajtësve të pasaportave në lindje nuk shkel më shumë parimet e mbrojtjes së barabartë sesa shfaqja e vendit të tyre të lindjes,” tha gjykata.
Vendimi, mbështetur nga shumica konservatore, e konsiderohet një fitore për kampin tradicionalist, ndërsa tre gjyqtare liberale paralajmëruan se kjo mund të shtojë diskriminimin ndaj personave transgjinorë. Gjyqtarja Ketanji Brown Jackson deklaroi: “Kjo Gjykatë ka hapur edhe një herë rrugën për shkaktimin e menjëhershëm të dëmit pa justifikim të mjaftueshëm… Me respekt nuk pajtohem.”
Administrata Biden më parë kishte lejuar zgjedhjen e gjinisë dhe opsionin X në pasaporta, ndërsa politika e Trump-it, e nisur me urdhër ekzekutiv në ditën e tij të parë në detyrë, njeh vetëm dy gjini bazuar në certifikatën e lindjes.
Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi e quajti vendimin “fitore të 24-t të Departamentit të Drejtësisë në seancën e emergjencës së Gjykatës Supreme”, ndërsa Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se ishte “një fitore e madhe për presidentin dhe për logjikën e shëndoshë”.
Paditësit, përfshirë aktivistin transgjinor Ash Lazarus Orr, argumentuan se kufizimet mund të çojnë në ngacmim dhe dhunë ndaj individëve transgjinorë. Vendimi ka pasoja për pasaportat e reja dhe ato të rinovuara në të ardhmen e afërt.










