Pa direk dhe timon, luftanija shpëton detarët e bllokuar në mes të oqeanit (FOTO)

Një luftanije e Flotës Mbretërore Britanike ka shpëtuar 14 detarë të cilët ishin bllokuar prej dy ditësh,  në Oqeanin Atlantik, pasi jahti me të cilin udhëtonin ishte dëmtuar nga një stuhi.

Luftanija “HMS Dragon” bëri  500 milje për të arritur tek 13 britanikët dhe një amerikan pas direku dhe timoni i jahtit ishin thyer.

Jahti ishte rrugës për në Britani pas një udhëtimi katër mujor nga Azores, shkruan “BBC”.

Marina Mbretërore shpëtoi ekuipazhin rreth orës 14:30 të shtunën, në jug-perëndim të End Land./SYRI.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu