Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër pas tentimeve të dështuara për manipulimin e zgjedhjeve në Mitrovicë, duke theksuar se qyteti nuk mund të vidhet dhe se populli gjithmonë do të fitojë.
Porosia e plotë e Adrianës Matoshit:
“U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polla 2 herë, por dështun keq!
Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizu prokurorinë.
O flaka me ju dal krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica! S’un e ka marrë as Vuçiqi, as Radojçiçi, e as ju tybe kurrë.
Veç sabër, se qysh e ka pastru Albini Veriun, ka me pastru edhe Jugun kismet, se nuk ka shancë me fitu krimi aty ku ka fitu populli!
Urime Faton Peci, se lujtën hibridat!”










