Emrat e ministrave të rinj nga radhët e VLEN-it do të përcaktohen deri nesër

Emrat e ministrave të rinj nga radhët e VLEN-it do të përcaktohen deri nesër, ndërsa propozimi do të dorëzohet në Kuvend gjatë javës, paralajmëroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp me rastin e ndarjes së vendimeve për vetëpunësim, si pjesë e Planit operativ për punësim.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve se kur do të dërgohet në dhomën ligjdhënëse propozimi për ministrat e rinj nga partneri i koalicionit VLEN, Mickoski theksoi se procesi është duke u finalizuar.

“Deri nesër të gjitha çështjet do të finalizohen, pres që këtë javë t’i dorëzoj në Kuvend. Kur gjithçka të përfundojë përfundimisht, opinoni do t’i dijë”, tha Mickoski.

I pyetur nëse dihen emrat e të besuarve për komunat ku nuk janë zgjedhur kryetarë të komunave, Mickoski u përgjigj shkurt se opinoni do t’i mësojë gjatë ditës së sotme.

“Le të kalojnë në seancë qeveritare, për shkurtë kohë fillon seanca qeveritare dhe opinioni do t’i mësojë pas disa orësh”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu