Dokumentet me propozime për një qeveri koalicioni, të kërkuara me shkrim si garanci nga Ahmeti për Zoran Zaev javën e kaluar, kanë mbërritur sot në selinë e BDI-së, konfirmojnë për 24Vesti burime partiake nga LSDM dhe BDI.
Nga BDI refuzojnë të sqarojnë se çfarë ka në paketë përveç ligjit për gjuhën shqipe, të cilin e konfirmuan.
LSDM nga ana tjetër, për televizionin shkurtimisht kanë thënë se dokumenti është një.
Negociatorët, udhëheqës të LSDM-së dhe BDI-së, megjithatë, takohen vazhdimisht , kurse BDI thotë se në tavolinë bisedohet për BE-në, NATO-n, PSP, si dhe platformat zgjedhore të të dyja partive në zgjedhje.
Sipas MKD.mk, në BDI është planifikuar seancë qendrore për propozimet e LSDM-së. Sipas portalit, në një pjesë të materialeve ka edhe ndryshime në Ligjin për përdorimin e gjuhëve./albe










