Presidenti i SHBA-ve nuk di të lexojë? (FOTO)

Një teori mjaft e çuditshme ka filluar të qarkullojë në rrejt, që presidenti i SHBA-ve Donald Trump, lexon me vështirësi.

Kanali i Youtube “The David Pakman Show”, doli me një rast çuditës duke sugjeruar se Trump ka mundësi që do të dështonte në testet themelore të shkrim-leximit – duke publikuar shembuj ku Trump duket se e ka të vështirë t’i lexojë dokumentet, gjen arsyetime për t’iu shmangur leximit si dhe drejtshkrimi i dobët në statuset e tij në rrjetin social “Twitter”.

E përditshmja amerikane “The New York Times” ka publikuar një shkrim me titullin “Rrëmujë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, nga më i larti tek i fundit”, duke dhënë detaje për gjendjen e dyshuar të rrëmujës së vazhdueshme në “NSC”.

Megjithatë, e fshehur në mesin e faqeve është një copëz shumë interesante. Shkrimi flet për dallimet mes dokumenteve të politikave të Barack Obamas dhe Donald Trumpit që NSC do t’i publikonte.

Obama parapëlqente dokumentet gjashtë-faqesh.
Por, qëkur Trump mori detyrën zyrtare, The New York Times shkruan:

“Anëtarëve të stafit të Këshillit po u kërkohet që t’i mbajnë dokumentet një-faqesh, me shumë paragrafë dhe harta”, gjë e cila sipas tij, kjo metodë e ndihmon presidentin ta ketë më të lehtë të lexojë.

Lidhur me këtë arsyetim i cili nuk dihet se sa mund të qëndrojë, Trump çdo mëngjes lexon gazetat më të mëdha amerikane dhe më pas i komenton ato. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu