Reagon Aleanca për Shqiptarët: “Safe City” nuk “flet” shqip

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pasi njoftimet që u dërgohen qytetarëve përmes sistemit “Safe City”, janë vetëm në gjuhën maqedonase. Sipas ASH-së, është e papranueshme që një projekt shtetëror të shpërfillë gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si shkelje të përsëritur dhe të qëllimshme të detyrimeve ligjore.

Reagimi i drejtohet drejtpërdrejt VLEN-it, që ka postin e zëvendësministrit të Brendshëm, me pyetjen se çfarë funksioni real ka në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve?! ASH akuzon se heshtja e VLEN-it tregon se ata janë dekor politik brenda Qeverisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu