Gjermania ka vendosur pesë avionë luftarakë Eurofighter dhe rreth 150 trupa ushtarake në qytetin Malbork të Polonisë, me qëllim forcimin e mbrojtjes së hapësirës ajrore pas depërtimit të dronëve rusë në shtator. Lajmi u konfirmua nga Forcat Ajrore Gjermane.
Në incidentin e ndodhur në mesin e shtatorit, avionë polakë F-16, holandezë F-35, si dhe avionë të zbulimit AWACS nga Italia dhe një aeroplan furnizimi i NATO-s u ngritën për të neutralizuar dronët që hynë në hapësirën ajrore polake. Kjo shënon rastin e parë që një vend anëtar i NATO-s ka hapur zjarr gjatë luftës në Ukrainë. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje.
Eurofighter-ët gjermanë do të operojnë në kuadër të misionit të NATO-s Eastern Sentry dhe do të qëndrojnë në Malbork deri në mars 2026, sipas Luftwaffe. Qyteti ndodhet rreth 60 kilometra nga Gdansk dhe 80 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit.
“Kjo dislokim përfaqëson një tjetër mesazh të fortë mbështetjeje për Poloninë dhe për NATO-n në tërësi,” deklaroi shefi i Forcave Ajrore Gjermane, Holger Neumann.
Gjermania ka vendosur gjithashtu avionë Eurofighter në Rumani, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar krahun lindor të NATO-s në kushtet e tensioneve të rritura me Rusinë.










