Raporti nga Kombet e Bashkuara: Femrat në Shqipëri janë më të shkolluara se meshkujt

Një studimi i realizuar nga Kombet e Bashkuara,“Gratë në shkencë”, ka treguar se në Shqipëri ka më shumë gra të shkolluara se sa meshkuj.

Në Shqipëri, sipas këtyre të dhënave, 54 për qind e të diplomuarve në arsimin e lartë janë femra, kurse shifrat janë edhe më të mëdha në studimet pas universitare. Raporti tregon se 58 për qind e studentëve që mbrojnë doktoraturën janë femra.

Ndryshimi në përqindje me meshkujt vjen në rënie sa i përket fushës së kërkimit. Femrat shqiptare zënë 44 për qind të numrit total, çka tregon angazhimin më të madh të meshkujve në këtë fushë. Por, pavarësisht këtyre shifrave, pavarësisht rritjes arsimore dhe kualifikimeve sërish në Shqipëri, gratë janë më pak të paguara sesa meshkujt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu