Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar “skuq” flamurin grek në Prishtinë: Çamëria është Shqipëri

Ky flamur nuk ka vend në trojet e Shqipes” dhe “Çamëria është Shqipëri”, janë dy letrat që u gjeten të hënën në mëngjes mbi flamurin e Greqisë, i cili ndodhet te hyrja kryesore e një restoranti në Prishtinë. Për më tepër, edhe flamuri grek është shënuar me grafite që mbajnë firmën LSHB – Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar.

Flamuri i Greqisë, i vendosur në murin e një restoranti me meny greke në Prishtinë, ka qenë cak i një përdhosjeje me grafitë nacionaliste, mëngjesin e së hënës.

Përveç grafiteve të shenjës X, mbi flamurin grek është shënuar edhe LSHB – shkurtesë e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar – organizatë nacionaliste nga Shqipëria.

E, edhe dy letra ishin lënë si mesazh mbi flamurin grek të vendosur në lokalin në rrugën “Meto Bajraktari” të kryeqytetit kosovar. Në to shkruhej “Ky flamur nuk ka vend në trojet e Shqipes” dhe “Çamëria është Shqipëri”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu