Strugë, mungesë të kuadrove shqiptarë nëpër shkolla (VIDEO)

Nxënësit shqiptarë në shkollën më të madhe fillore në Strugë “Vëllezërit Milladinov” vijojnë të punojnë me pedagog maqedonas. Ministria e Arsimit nuk i është përgjigjur kërkesave për punësimin e një pedagogu shqiptar. Kërkesa e fundit sipas drejtorit të shkollës është dorëzuar në shtator, por dikasteri i arsimit ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Në këtë shkollë mësojnë 750 nxënës shqiptarë dhe 450 maqedonas.

Thuajse në të gjitha shkollat e Strugës ka probleme me kuadrin. Mungojnë psikologë, edukatorë, defektologë dhe atë shumica shqiptarë. Ndërkaq në disa shkolla, fëmijët me nevoja të veçanta mësojnë në paralelet e rregullta. Nga komuna e Strugës thonë se të gjitha shkollat kanë nevojë të punësojnë psikologë.

Disa shkolla ankohen se nuk kanë pajisje shkollore të nevojshme për realizimin e mësimit kryesisht për shkak të buxhetit të vogël. Disa prej tyre për disa vite kanë edhe llogari të bllokuara bankare./Alsat-m


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu