Deputeti i PDK’s, Shaip Muja ka thane se Komisioni i Ekspertave per matjen e territorit te Kosoves nuk ka kredibilitet.Ai asht shprehe ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum se i vetmi person adekuat aty ka qene gjeografi Fitim Humolli, i cili sot ka dhane doreheqje nga ai komision.
Per te tjeret ne komision, Muja thote se nuk kane asnji punim shkencor.“Kryetari i Akademise se Shkencave dhe Arteve të Kosoves, Hivzi Islami, i cili e kryeson kete komision nuk ka asnji punim shkencor”, ka thane Muja.Muja ka thane se Qeveria asht mundue me imponue forma nga ma te ndryshmet lidhun me çashtjen e Demarkacionit.“Nuk na kane lane qasje ne dokumentacion, tue na detyrue me i gjejte ne rruge tjera jozyrtare”, ka sqarue Muja, shkruen Rrokum.TV.Ma tej, Muja i ka prezentue disa dokuemente qe prezentojne faktet, simbas tij, per kufinin Kosove-Mali i Zi.Pas dorëheqjes së Humollit, pritet shpërbërja e
Komisionit për matje të territorit?Simbas Mujes, Mali i Zi ka dashte edhe Shqipnise me i marre territor, po qysh shprehet ai, “ne Shqipni jane ma te pregaditun dhe nuk ka ndodh nji gja e tille”.Ne pyetjen se a tutet nese i ngritet ndonji aktakuze, sikurse ndodhi me Shukri Bujen dhe Pal Lekajn, te cileve ju kishte ngrite aktakuza mbasi ishin mysafirë ne Rrokum Roll, Muja shprehet se nuk e pret nji gja te tille.“Une qe 3 vjet po jap opcion per dalje nga ky problem, gja qe Qeveria nuk po e ban”, thote Muja.