Forcat izraelite kanë deklaruar se kanë arrestuar 5 peshkatarë palestinezë në ujërat e Rripit të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Sindikatës së Peshkatarëve në këtë vend, Nizar Ajash, tha për AA se forcat izraelite kanë arrestuar 5 peshkatarë, pjesëtarë të të njëjtës familjeje dhe i kanë dërguar ata në portin Ashdod.
Ajash ka thënë se forcat izraelite kanë sekuestruar edhe peshkarexhat me pretendimin se kanë kaluar kufirin e vendosur prej 6 miljesh. Ndërsa forcat izraelite nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me arrestimet.
Sipas marrëveshjes së Izraelit dhe Organizatës për Çlrimin e Palestinës të realizuar në Oslo në vitin 1993, palestinezët kanë të drejtë të lëvizin lirisht deri në 20 milje. Por Izraeli vazhdimisht pengon peshkatarët palestinezë duke shkelur këtë marrëveshje.
Sipas statistikave të sindikatës së peshkatarëve rreth 50 mijë njerëz në këtë rajon ushqehen nga 4 mijë peshkatarë.