Punonjësit e doganës në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, kanë gjetur një kilogrami hashash dyll, i cili do të dërgohej në destinacion me anë të postës.
Gjatë kontrollit fizik të dërgesës, nga një nëpunës i doganës në prani të një përfaqësuesi të postës, ka zbuluar lëndën narkotike, me peshë prej 1 kilogram.
Ndërkohë, ndaj personit fizik ku do të bëhej dërgesa, pritet të nisin hetimet ndërsa çështja i ka kaluar prokurorisë. /albeu.com/