Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, i ka thënë Britanisë së Madhe që të ndalojë së futuri hundët në politikat e jashtme ruse midis shqetësimeve se Kremlini ka nisur kontaktet me një lord të luftës nga Libia.
E Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Michael Fallon, i ka kritikuar bisedimet mes Shoigu dhe komandantit të Ushtrisë Kombëtare të Libisë, Khalifa Haftar, duke paralajmëruar për përzierjen e Rusisë në luftën e vazhdueshme civile në Liban, transmeton Express.
“Nuk kemi nevojë që ariu t’i futë kthetrat aty [në Libi],” ka thënë Fallon, duke iu referuar ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në Libi.
Por, Shoigu ia ka kthyer Fallonit, duke pyetur se çfarë ka në uniformen ushtarake të Britanisë.
“Çfarë ka në uniformën ushtarake të Britanisë, luan, apo?” ka pyetur ai.
“Është një thënie e vjetër: çdo luan është mace, por jo çdo mace është luan. Secili duhet të merret me punët e veta,” ka thënë Shoigu.
Po ashtu, ai ka thënë se Fallon nuk mund t’i tregojë Rusisë së çfarë të bëjë.
“Ne s’mendojmë se ndodhet ndonjë kafshë në kopshtin e tyre zoologjik që mund t’i tregojë ariut se çfarë të bëjë,” ka thënë ai.