Deklarata e Osmanit nga Reçica e Tetovës

Në Recicë të Tetovës po zhvillohet takimi i kryesisë së partitë së BDI-së lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Zëdhënësi  i BDI-së, Bujar Osmani tha se, në këtë mbledhje do të disktutohen të gjitha materialet dhe dokumentet të cilat kanë dalë nga bisedimet me LSDM-në për formimin e qeverisë.

Osmani deklaroi se në këtë mbledhje nuk do të merret ndonjë vendim lidhur me nënshkrimet për mandatin e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai theksoi se bledhja mund të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu