Bleona Qereti ka shpërndarë në Instagramin e saj një foto në të cilën shfaqet aktori i njohur italian duke e puthur në faqe.
Këtë herë Bleona ka takuar aktorin shumë të dashur italian Franco Nero, që me siguri për një pjesë të shqiptarëve që kanë ndjekur filmat e tij është shumë i njohur. “Me një dhe të vetmin! Legjenda Franco Nero, unë jam rritur me filmat e tij dhe më duket e pabesueshme që e takova sot këtu!” – ka shkruar Bleona nga Hollywood Hills.
Më pas ajo ka postuar edhe një fotografi tjetër ku aktori e ka puthur në faqe dhe me hashtag, Bleona ka shkruar: “Jetë”.