Ja çfarë i ka kërkuar BDI-ja Zoran Zaevit

Ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni, ndërsa kanë vijuar takimet mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe LSDM-së për marrëveshje për kushtet e tyre.

Gazeta “KOHA” nga burime jozyrtare mëson se janë diskutuar edhe për postet në të cilat do të drejtojnë shqiptarët dhe se LSDM-ja e Zoran Zaevit është pajtuar paraprakisht.

Sikurse përcjell gazeta, BDI dhe ASH, kanë kërkuar kryetarin e Parlamentit, dy zëvendëskryeministra (atë për eurointegrime dhe për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit), Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Ekonomisë, Drejtorinë për Siguri Publike, si dhe Drejtorinë e Doganave ose Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

Tashmë për Ligjin e gjuhës shqipe, Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka përafruar qëndrimet me LSDM-në.

Vet zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka thënë mbrëmë se Kryesia e BDI-së ka shterur të gjitha argumentet sa i takon Ligjit për gjuhën shqipe, dhe në fund – edhe unanimisht dha pëlqimin për tekstin e këtij ligji.

Rafiz Aliti, pas takimit të Kryesisë tha se draft-ligji “mund të mos jetë i përkryer”, por kryesia dha pëlqimin për të vazhduar më tej me LSDM-në.

“I kemi dhënë mbështetje parimisht (draft-ligjit për përdorimin e gjuhëve). Ngel që kryetari me grupin negociues të takohen me përfaqësuesit e LSDM-së”, ka thënë tha Aliti. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu