Tanimë kur gjithnjë e më shumë duket se do të formohet qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja, për çka sot konfirmimi erdhi edhe nga Zoran Zaev se nënshkrimet janë siguruar, mbete e paqartë se si do të veproj tani presidenti vendit Gjorge Ivanov, transmeton FLAKA.mk
A do t’ia jap mandatin Zaevit ose sërisht do t’u kthehet kërkesave që para do kohe i vendosi, pos nënshkrimeve në program të ketë pika për mbrojtje të interesave shtetërorë dhe sigurisë nacionale. Nga Kabineti Ivanovit nuk përgjigjen nëse shefi shtetit mbetet në kushtete që vendosi.
Pas bisedimeve mes LSDM-së dhe BDI-së me deklaratë doli edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i cili tha se do të bëjë gjithçka që të ndalojë defaktorizimin e shtetit.
“Atë defaktorizim nuk do ta lejojmë. VMRO-DPMNE dhe koalicioni për Maqedoni më të mirë do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të interesave nacionale të shtetit”, deklaroi Gruevski.
Çka nënkupton saktë kjo deklaratë e Gruevskit, nëse dhe çka do të ndërmerr VMRO-DPMNE, a janë të mundura protesta ose masa të tjera. Nga partia e ish kryeministrit nuk dëshirojnë të japin përgjigje konkrete, thonë se do të merren masa më efikase në lidhje me atë se sa masa anti-shtet do të sillen.
Por, siç njoftoi Agjencia e Lajmeve FLAKA gjatë ditës së sotme, jozyrtarisht protesta nga VMRO-DPMNE janë paralajmëruar që nesër dhe të njejtat do të mbahen në Shkup. FLAKA.mk