Bosnje e Hercegovina ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara të rikonsiderojë vendimin në vitin 2007 për mosnjohjen e krimeve serbe si gjenocid gjatë luftës së vitit 1992-95.
Bakir Izetbegoviq, anëtari musliman boshnjak i presidencës së Bosnjës, tha se ankesa për vendimin është dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kërkesa për rishqyrtim të vendimit u dërgua përkundër kundërshtimeve të anëtarit Mladen Ivaniq nga pala serbe.
Bosnje e Hercegovina ka akuzuar Serbinë për luftën në vitin 1993.
Gjykata e OKB-së në vitin 2007 mori vendim se masakra e vitit 1995 në Srebrenicë, ku mbetën të vrarë 8,000 muslimanë, ishte gjenocid, por Serbia nuk ishte përgjegjëse për krimin. /rel/