Gruevski: Nuk e di nëse mund të garantojmë paqe

VMRO-DPMNE është nën presion nga votuesit e saj dhe nuk e dimë nëse mund të sigurojmë paqe dhe stabilitet nëse BDI dhe LSDM formojnë Qeveri. Këtë e kanë kumtuar nga VMRO-DPMNE, mbrëmjen e djeshme, pas takimit që ka patur Gruevski me ministrin shtetëror për Evropë dhe Amerikë të Britanisë së Madhe, Allan Dankan, i cili ka qenë i shoqëruar nga ambasadori britanik në Shkup, Çarls Gareth.

Ambasadori Gareth ka pyetur se cilat mund të jenë hapat e ardhshme të partisë, ndërsa përgjigja e Gruevskit ka qenë se, është një listë e gjatë e hapave që mund të ndërmerren, por se do t’i kumtoj kur të ketë vendim për ato.

Gruevski poashtu ka thënë se anëtarët do të shqetësohen nëse shkelet principi i Qeverisë- fituesi me fituesin, sepse BDI me koalicionin me LSDM-në dëshiron të sjellë ligj për gjuhën në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë, transmeton SHENJA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu