Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se pluhuri saharian i cili është në rrugë drejt Evropës mund të sjellë në vendin tonë reshje shiu të përziera me balt por që nuk janë fenomene të pazakonta.
“Reshje me pluhur ka pasur dhe viteve tjera, hera e fundit me reshje të kësaj natyre ishin vitin e kaluar. Pluhuri saharian nga Sahara ka përfshirë Spanjën, një pjesë të Italisë dhe nesër apo gjate natës pritet të arrijë në Shqipëri dhe në vendin tonë me intensitet të dobët”, thekson IHMK. /Lajmi.net/