Tre organizatave më të mëdha të lajmeve në Amerikë u është ndaluar hyrja në një nga konferencat për shtyp të mbajtura nga Shtëpia e Bardhë, në një lëvizje të jashtëzakonshme nga administrata Trump.
Reporterëve të prestigjiozes, “New York Times”, CNN, dhe Politico u ndalua hyrja në konferencën për shtyp të mbajtur nga Sean Spicerm, sekretari për shtyp i Presidentit Trump të premten pasdite.
Ky veprim vjen pas ashpërsimit të gjuhës së Presidentit amerikan Donald Trump, i cili i ka akuzuar këto media si “fake news” dhe i ka shpallur me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Tëitter” si armiku i popullit amerikan. /albeu