Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, sikurse dhe është raportuar, pritet që sot të kërkojë mandatin për formimin e qeverisë së re nga presidenti Gjorgji Ivanov.
Zaev e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Ivanov për të krijuar shumicë parlamentare dhe ka siguruar mbështetjen e 67 deputetëve.
Kujtojmë se pas dështimit të kreut të VMRO-DPMNE-së për krijimin e qeverisë së re, Gjorgj Ivanov ftoi në një takim liderët e të gjitha partive parlamentare dhe i njoftoi ata se mandatin për formimin e Qeverisë do t’ia ndajë partisë ose koalicionit që do të sigurojë shumicë në Kuvend. /albeu