Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë me dije se po pret përgjigjen e presidentit Ivanov për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, për të vendosur nëse do të jetë pjesë e qeverisë apo do të kalojë në opozitë.
Nga BDI-ja, kanë thënë për “sdk.mk” se fillimisht do të presin që LSDM të marrë mandatin nga Ivanov, dhe më pas do të vendosin.
Ndërkohë, ka filluar takimi i kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit, me presidentin Ivanov. /albeu