Romët e Gruevskit kërkojnë zyrtarizimin e gjuhës rome

“Gjuha rome të shpallet si gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”, kanë kërkuar në një deklaratë me shkrim “Forcat Demokratike të Romëve”, partner koalicionues me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit.

Këto deklarata të kësaj partie kanë ardhur pas dygjuhësisë në Maqedoni për gjuhën shqipe, dhe se sipas tyre, pakica rome është e dyta sipas numrit të popullsisë pas shqiptarëve.

Lideri i partisë dhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu, tha se “komuniteti rom është i befasuar nga marrëdhënia e bashkësisë ndërkombëtare, disa ambasadave të caktuara dhe organizatave joqeveritare, duke favorizuar etnitete të caktuara në vend dhe duke i diskriminuar të tjerët. Romët dhe të gjitha pakicat tjera etnike dhe uniteti i tyre duhet të respektohet, që të ketë drejtësi”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu