Pasi që ditën e sotshme presidenti Ivanov refuzoi që tja jepte mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev duke e arsyetuar se pranimi i platformës shqiptare është vepër penale dhe se platforma është dokument pas-zgjedhor i përpunuar dhe firmosur në një vend të huaj në kabinetin e një funksionari të jashtëm dhe me ndërmjetësim të Kryeministrit të një vendi tjetër, me një postim në profilin e tij në Facebook ka reaguar shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes Besa, Faton Fazliu njofton InfoShqip.com, ku ndër tjerash thotë:
“Po realizohet me sukses skenari i çiftit Gruevski-Ahmeti: jep shenjë në të majtë e kthe në të djathtë!
Kryeplaku i Aleancës shtirej se po bisedon me LSDM-në, duke e kushtëzuar Zaevin me deklarimin e tij për Deklaratën e Përbashkët, që kështu sot t’ia lehtësojë Ivanovit këtë vendim. U doli boja“./InfoShqip.com