Johanes Hahn komenton vendimin e presidentit Ivanov

Komisari për zgjerim i Bashkimit Europian Johanes Hahn në rrjetin social Twitter ka komentuar vendimin e presidentit Gjorge Ivanov, për të mos e mandatuar Zoran Zaevin për formimin e qeverisë, shkruan InfoShqip.com.

“Në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni: Të gjithë liderët, përfshirë edhe presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve. Në një demokraci, shumica parlamentare duhet pranuar edhe nëse dikujt nuk i pëlqen. Që këtu, pres që të gjithë liderët dhe institucionet, në interes të qytetarëve të lejojnë që të rrjedhin proceset demokratike”, ka shkruar Hahn në rrjetin social Twitter. /InfoShqip.com.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu