Pasi refuzimit të presidentit Ivanov për tja dhënë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev duke e arsyetuar se pranimi i platformës shqiptare është vepër penale dhe se platforma është dokument pas-zgjedhor i përpunuar dhe firmosur në një vend të huaj në kabinetin e një funksionari të jashtëm dhe me ndërmjetësim të Kryeministrit të një vendi tjetër, me një deklaratë ekskluzive të dhënë për Portalin InfoShqip.com ka reaguar analisti Arsim Sinani:
“Foli Ivanovi, Ai, nga dita e sotme është instrument dhe me të nuk duhet të merret askush pasi nuk përfaqëson asgjë, është thjeshtë një instrument i Gruevskit dhe VMRO-së. Parlamenti të vazhdojë me punë mëtutje. Ti zgjedh institucionet kryetarin e Parlamentit dhe të vazhdojnë bisedimet për formatin e Qeverisë dhe programin e saj.
Gjatë krizës ai amnestoi gjithë krimet në Maqedoni. Nga sot Ivanovi është kaçak i Vmro-së dhe një “president” i padenjë”, përfundon Sinani për InfoShqip.com