Maqedonasit shpallin presidentin Ivanov hero pas daljes kundër platformës shqiptare

Edhe pse vendimi i Presidentit Gjorge Ivanov e ka plotësuar kërkesën e protestuesve maqedonas, për të mos ia dhënë Zoran Zaevit mandatin për kryeministër, për shkak të platformës shqiptare, mijëra maqedonas sërish sonte kanë protestuar kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Protestuesit u mblodhën para godinës së Qeverisë për të vazhduar marshin drejtë Kuvendit, ku edhe përfundoi protesta pa ndonjë incident, raporton Alsat-M.

Protestuesit u drejtuan për të protestuar para selisë së LSDM-së, por u ndaluan nga kordoni policor.

Jo zyrtarisht mendohet se në protestën e sotme, e cila u shoqërua me shumë fyerje dhe ofendime ndaj shqiptarëve si dhe partive politike të cilat negociuan në realizmin e platformës së përbashkët shqiptare, morën pjesë rreth 6 mijë protestues.

Ajo që spikati në protestë mes tjerash ishte momenti kur presidenti Ivanov u deklarua si hero i Maqedonisë nga protestuesit pas vendimit të tij. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu