Pasi refuzimit të presidentit Ivanov për tja dhënë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev duke e arsyetuar se pranimi i platformës shqiptare është vepër penale dhe se platforma është dokument pas-zgjedhor i përpunuar dhe firmosur në një vend të huaj në kabinetin e një funksionari të jashtëm dhe me ndërmjetësim të Kryeministrit të një vendi tjetër, me një postim në rrjetin social Facebook ka komentuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan InfoShqip.
Ja postimi i plotë i Ramës:
“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, thotë kryeministri i Shqipërisë“./InfoShqip.com