Ambasadori amerikan Xhes Bejli, është shprehur i shqetësuar lidhur me situatën aktuale në Maqedoni, pasi presidenti Gjorge Ivanov nuk ia dha mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit.
Bejli i ka bërë thirrje presidentit Ivanov që ta shqyrtojë edhe njëherë vendimin e mbrëmshëm.
Bejli u shpreh se deklaratën e jep si përfaqësues i partnerëve strategjik të RM-së dhe si miq të cilët e respektojnë plotësisht sovranitetin dhe integritetin e Maqedonisë.
Bejli gjithashtu ka theksuar se SHBA-të mbrëmë janë dëshpëruar kur mësuan se Ivanovi nuk i ka dorëzuar mandatin Zaevit, për t’i dhënë kështu mundësinë që të formojë qeveri.
Ai ka shkruar se pajtohet me deklaratën e eurokomisionerit Johanes Han, i cili e kritikoi vendimin e presidentit Ivanov.