Rusia: Maqedonia po përdoret për “Shqipërinë e Madhe”

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar lidhur me situatën politike në Maqedoni, pas deklaratës së Ivanov, i cili refuzoi t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së re Zoran Zaevit.

Rusia konstaton se kriza politike në Maqedoni është provokuar nga ndikime të jashtme në çështjet e brendshme të saj, duke akuzuar se është duke u tentuar imponimi i Deklaratës së partive politike shqiptare, që sipas kësaj ministrie, po synohet krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, që sipas tyre në shënjestër vihen territore të Greqisë, Maqedonisë, Serbië dhe Malit të Zi.

MPJ-ja ruse konsideron se kjo paraqet një vijë ekstreme që rrezikon shkatërrimin e shtetësisë dhe pavarësisë së Maqedonisë.

Kjo ministri sulmon edhe Perëndimin, për gjoja tentime që përmes shqiptarëve, pushtetin ta merr opozita e mundur në zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit 2016, përcjell “Telegrafi”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu