Situata politike në Maqedoni është vështirësuar, pasi presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i jepte mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit.
Ky veprim i Ivanov ka sjellë reagime të shumta edhe të ndërkombëtarëve.
Mirëpo, edhe pse situata paraqitete më shumë se serioze, ueb faqja zyrtare e presidencës www.president.gov.mk, prej disa orësh nuk ka qenë aktive.
Ende nuk ka asnjë koment se cfarë mund të ketë ndodhur me faqen zyrtare, pas konferencës për shtyp të një dite më parë të Ivanov. /albeu