Gjuha shqipe e padëshiruar. Protesta shoviniste në 13 qytete të Maqedonisë kundër përdorimit të gjuhës shqipe

Kanë vijuar edhe sot në Maqedoni protestat kundër platformës shqiptare nga të ashtuquajturit “Iniciativa për Maqedoni të përbashkët”.

Përveç se në kryeqytet sot janë mbajtur protesta edhe në 12 qytete të tjera të vendit.

Organizuesit e protestave kërkojnë nga VMRO-DPMNE dhe LSDM të mos pranojnë ndryshim të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Sa i përket protestës së një ditë më parë, Ministria e Brendshme njoftoi se janë shënuar dy incidente dhe se policia ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e ngjarjeve dhe zbulimin e autorëve. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu