Zaev: Ivanov të kthejë vendimin, pas 67 nënshkrimeve janë 700 mijë votues

Pas takimit me përfaqësuesen e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev kërkoi në prani të gazetarëve nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, që t’i dorëzojë mandatin pasi sipas tij, pas 67 nënshkrimeve qëndrojnë afër 700 mijë qytetarë.

“Shpresoj se Ivanov do ta rishikojë vendimin e tij dhe do të respektojë proceset demokratike, që janë të përditshme për çdo vend normal. Proceset demokratike përmes zgjedhjeve definojnë numrin e mandateve, për momentin pas 67 nënshkrimeve të deputetëve qëndrojnë afërsisht 700 mijë votues të Maqedonisë. Kjo nuk mund të injorohet, thjesht kjo duhet të respektohet dhe arsye më shumë për këtë është se situata shumë shpejt mund tëpërshkallëzohet ”, deklaroi Zaev.

I pyetur se si mund të zgjidhet kriza politike, ai tha se kjo mund të bëhet vetëm përmes dispozitave të Kushtetutës së Maqedonisë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu