Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ka qenë i ftuar në një debat të hapur, ka thënë se Gruevski po e mban peng shtetin.
“Nëse mendon Gruevski që të mbajë vendin peng le ta dijë se nuk do mund, i dimë lëvizjet e tij dhe se prapa neve janë 67 mandate dhe 700 mijë votues që vetëm sheh, që të qetësoj qytetarët ju them se i dimë planet e Gruevskit dhe ai nuk do mund t`i realizojë”, ka thënë Zaev në “Tv 24”.
“Për interesa personale ata janë të gatshëm në gjithcka, e dimë, por kemi zgjidhje dhe për atë e për këtë apelojmë për përmbajtje, kjo situatë mund të tejkalojë linjat e kuqe por punojmë në zgjidhje, dhe sonte bisedohet mes partive që të mund të gjindet zgjidhje dhe puna mos shkojë në kahje tjetër, them se kemi zgjidhje”, ka shtuar Zaev.
“Nuk është biseduar për asnjë lloj platforme, rreth 80% e asaj që kemi biseduar me Ahmetin ka qenë se si të kthehen paratë prapa, si të rriten rrogat e qytetarëve, janë budallallëqe ato se do të dënohen qytetarët nëse nuk flasin shqip, po manipulohen qytetarët se paratë do jenë në dy gjuhë, njerëzit manipulohen, po 32 komuna në shtet janë në dy gjuhë, Kumanova në tre gjuhë, gjuha është për t’u kuptuar, në mos frikësohemi nga asgjë, duhet të plotësojmë kërkesat e qytetarëve”, ka thënë kreu i LSDM-së.
Ai ka shtuar se është kundër ndryshimit të Kushtetutës për himnin, flamurin dhe stemën. /albeu