Iftuar në emisionin InBox-debativ në LajmTv, shkrimtari dhe analisti i njohur, Kim Mehmeti, duke analizuar krizën e krijuar politike, ka thënë se është dëshmuar që maqedonasit duan vetëm partitë shqiptare që u shërbejnë maqedonasve. “Edhe atë jo shtetit, por maqedonasve”.
Për këtë arsye, Mehmeti Maqedoninë e krahason me një kullë prej balte, e cila mund të rrëzohet pas shiut të parë.
“Maqedonia deri tani e fshehte antishqiptarinë, por ja. doli presidenti dhe tha hapur- nuk ka Maqedoni për shqiptarët. BDI 16 vite neve na kulloste nëpër livadhet e shpresave të kota, do bëjmë këtë, do bëjmë atë. Në NATO, në BE. Por ja, kemi mbetur askund”, vlerëson Mehmeti.