Përçarja e paralajmëruar në Preshevë është gatuar në Beograd, ndërsa synimi është shkatërrimi dhe boshatisja e kësaj komune.
Skenari ka nisur të realizohet menjëherë pas fitores së zgjedhjeve nga Alternativa për Ndryshim dhe zgjedhjen e kryetarit të saj Shqipërim Arifi për kryetar të komunës.
Burime partiake theksojnë se në këtë skenarë është involvuar drejtpërdrejt struktura të Partisë Përparimtare Serbe e Aleksandar Vuçiq dhe Partisë Socialiste të Ivica Daçiq. Sidomos Daçiq ka pasur kontakte me njërin nga liderët e partisë shqiptare në Luginë, duke i dhënë disa punësime.
Ky skenarë ka të bëjë edhe zgjedhjet presidenciale, pasi që mund të jetë e premtuar përkrahje për Vuçiqin dhe në këmbim të kësaj të përfitojnë njerëzit dhe kreatorët e pushtetit të ri në Preshevë. Arifi ishte shëndërruar një shpresë e kësaj komune për rininë, e cila rreth 80 për qind është e papunë, dhe një pjesë minore e saj është e përfshirë në sektorin privat.