Metropolitani i Povardarjes Agatangell, ka marrë pjesë mbrëmë në protestën e përkrahësve të VMRO-DPMNE-së në Veles. Ai i ka bërë thirrje protestuesve dhe politikanëve që të ruajnë unitaritetin e vendit dhe “të mos humbasë kisha e shenjtë ortodokse”.
“Duhet të bëhet regjistrimi i popullsisë që të rinumërohemi dhe kështu do të shohim se ata që kërkojnë dygjuhësi dhe kantonizim nuk janë as 15%.
Për atë të nderuarit e mi, të bashkohemi nga ky vend përpara shtatores së Racinit, u bëj thirrje partive më të mëdha maqedonase që të ulen në tryezë të rrumbullakët dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre, nëse duan dhe le të rrihen, por të dalin me qëndrim të qartë se nuk do ta ndajnë Maqedoninë”, tha Agantell.
Në fjalimin e tij, peshkopi u bën thirrje diplomatëve që “të mos përzihen”, ndërkaq maqedonasve që shtetin të mos e shesin.
Qëndrimet e peshkopit, janë të njëjtat me thirrjet e VMRO-DPMNE-së kundër dygjuhësisë dhe “mospërzierjes së të huajve”. /albeu