Imami Osman Musliu mes lotëve ka rrëfyer momentet e vështira që ka përjetuar në varrimin e anëtarëve të vrarë të familjes Jashari, 19 vjet më parë.
Musliu me plot emocione ka treguar ekskluzivisht në Info Magazine të Klan Kosovës se si ka qarë kur e ka kuptuar momentin që Hamëz Jasharit i janë vrarë të gjithë fëmijët.
Njejtë i ka ndodhur edhe sot në studion e Klan Kosovës, derisa imami Musliu po kujtonte këto momente të rënda të para 19 vjetëve, ka shpërthyer sërish në lotë.
Për gjithë përjetimin e tij se kur i ka parë të gjitha kufomat, varrimin, faljen fshehurazi të namazit të xhenazeve dhe gjithë rrëfimin e tij mes lotëve e emocioneve të forta mund ta ndiqni në videon më poshtë.