VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër shqiptarëve, kështu është deklaruar ndër të tjera, anëtari ekzekutiv i VMRO-DPMNE, Nikolla Todorov, në emisionin e djeshëm të ‘Top Tema’ të televizionit Tellma.
‘VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër shqiptarëve. Në të kundërtën, VMRO-DPMNE si parti ka bërë shumë për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët dhe se VMRO-DPMNE nuk dëshiron t’i ndajë qytetarë në baza etnike. VMRO-DPMNE angazhohet që Maqedonia të mbijetojë si shtet multietnik dhe jo si shtet binacional. Ajo është koncepti të cilin ne e kundërshtojmë’, ka thënë Todorov./Telegrafi