Shefi i Grupit Palamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në seancën plenare tha se Qeveria e Kosovës duhet ta kushtëzojë Serbinë në bisedimet në Bruksel me lirimin e Haradinajt.
Konjufca ka shtuar se Qeveria po është shumë e nënshtruar ndaj Serbisë dhe ka këkruar që t’i bëj trysni Serbisë për fletarrestete serbe.
“Qeveria jonë është shumë e nënshtruar dhe vazhdon dialogun pa kurfarë kushtesh. Çfarë ka bërë Qeveria që të shtroj trysni që Serbia t’i heq fletarrestet për shtetasit e Kosovës. Qeveria jonë e ka në dorë dialogun të cilin nëse e shfrytëzon siç duhet. Qeveria për ndryshe e ka brenda edhe Listën Serbe që është mekanizëm i Vuqiqit. Serbia neve na konsideron terroristë.
Deputeti i VV-së tha se kemi pasur një politikë të qyqarllëkut dhe të nënshtrimit të kësaj Qeverie ndaj Serbisë.